Massimiliano Allegri po shpreson që Paul Pogba ta fillojë si titullar ndeshjen kundër Freiburg në Europa League, por është i pasigurt se një gjë e tillë mund të ndodhë.
Pogba nuk ka luajtur titullar ende që nga ribashkimi me "Zonjën e vjetër" prej Manchester Unitedit, meqë ai ende nuk ka kaluar lëndimin plotësisht. Megjithatë ai është paraqitur muajin e kaluar në fitoren 4-2 ndaj rivalit lokal, Torinos.
"Dje ai bëri një stërvitje të mirë, sot ai ishte i ndarë nga grupi.
Nesër në mëngjes do të kuptojmë nëse ai mund të jetë i disponueshëm.
Unë mendoj se ai do të jetë në dispozicion, por ne do të shohim". ka sqaruar trajneri italian..