Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka folur pas disfatës nga Bayern Munich.
Kampionët në fuqi të Francës, mbrëmë u mundën në ‘Alianz Arena’ (2-0), duke u eliminuar nga Championsi.
Kylian Mbappe është shprehur i zhgënjyer më këtë eliminim, derisa ka thënë se ky ishte maksimumi i skuadrës franceze në garën më të fortë të futbollit në botë.
“Një tjetër zhgënjim. Kemi humbur nga një skuadër e madhe dhe tash na mbetet kampionati, shpresojmë që ta fitojmë titullin.
Bayerni e ka një skuadër të ndërtuar për ta fituar Ligën e Kampionëve, derisa për ne ky ishte maksimumi, gjithçka ishte këtu”, ka thënë Mbappe.