Drita e Gjilanit kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi në Therandë, duke luajtur baras (1:1) me kampionin në fuqi dhe liderin Ballkanin, në kuadër të javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Vendasit edhe pse të parët kaluan në epërsi, patën mundësi edhe të thellojnë atë përmes Albion Rrahmanit, nuk e shfrytëzuan këtë.
Më pas Drita stabilizohet në lojë përveç që ka krijuar raste edhe ka barazuar rezultatin.
Edvin Kuç në minutën e 17-të ka shënuar gol të bukur me kokë, duke lënë të shtangur mysafirët.
Ky gol nuk i ka dekoncentruar mysafirët, të cilët në minutën e 36-të barazuan me golin e Leonard Vitisë.
Mbrojtja vendase nuk ka qenë në nivelin e duhur, ndërsa Vitija nga afërsia shtyn topin në rrjetë.
Ballkani ka qenë me fat në minutën e 55-të, Blendi Baftiu nga afërsia e godet topin në mënyrë akrobatike por tërthorësja e ka shpëtuar.
Në minutën e fundit, futbollisti i Dritës, Blakçori, ka shpëtuar gol të sigurt, në vijën e portës e hoqi topin dhe vendasit të pafat.
Derbi i kampionatit ka përfunduar pa fitues.
Kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaçi, ka arritur objektivin e tij, të kthehet i pamposhtur nga Theranda, ndërsa homologu i tij, Ilir Daja, tani ka presionin se si ta ruajë vendin e parë në ndeshjet e radhës.
Superliga e Kosovës
Ballkani - Drita 1:1
Gjilani - Prishtina 0:0
Ferizaj - Llapi 1:2
Drenica - Trepça '89 1:2
Malisheva - Dukagjini 1:2
Tabela
1. Ballkani 24 14 8 2 41:22 50
2. Drita 24 14 6 4 47:25 48
3. Gjilani 24 10 9 5 24:24 39
4. Prishtina 24 8 8 8 30:25 32
5. Dukagjini 24 8 5 11 22:25 29
6. Llapi 24 8 5 11 28:35 29
7. Trepça ’89 24 6 8 10 32:40 26
8. Malisheva 24 6 7 11 38:40 25
9. Ferizaj 24 5 9 10 21:37 24
10. Drenica 24 6 5 13 22:32 23
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita - Gjilani, Prishtina - Malisheva, Trepça '89 - Ferizaj, Dukagjini - Drenica dhe Llapi - Ballkani.