Klubi Borci i Banjallukës është gjobitur me afro 4 mijë euro për thirrjet dhe banerët e shfaqur nga tifozët e këtij klubi.
Në ndeshjen e së tetës së finales së Kupës së Bosnjës, të zhvilluar më 18 shkurt kundër Rudarit, tifozët e Borcit, me bazë në qytetin e Banjallukës (Republika Srpska), ata kënduan njëherësh edhe për Ratko Mladiqin, njëri prej kriminelëve serb të lufës.
Ndërkohë, tifozët kënduan edhe “Kosova-Serbi” dhe e shfaqën një flamur rus me sloganin Lavdi Rusisë, njofton mediumi boshnjak “Klix”.
Ndër të tjera, ata e shfaqën edhe një hartë të Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.
Tifozët e shfaqën edhe një pankartë me shkrimin: “Kosova është fara nga e cila u rrita, burimi dhe djepi i njerëzve tanë”.
Në rast se përsëriten veprime të tilla të tifozëve, Borci duhet t’i zhvillojë ndeshjet në stadium të zbrazët.