“Shi” eurosh për Bayernin pas kualifikimit në çerekfinale

Futboll

“Shi” eurosh për Bayernin pas kualifikimit në çerekfinale

Më: 9 mars 2023 Në ora: 14:01
Pamje nga ndeshja PSG - Bayern

Falë një sezoni rekord në Ligën e Kampioneve janë lumturuar më shumë edhe ekonomistët e Bayern-it.

Kampionët e Gjermanisë kanë arkëtuar shifra rekord këtë edicion dhe nëse do të vazhdojnë të ecin më këto ritme nëse fitojnë finalen e madhe në Stamboll shuma që pritet të arkëtojnë mund të shkojë deri në 121.52 milionë euro.

Tetë ndeshje dhe tetë fitore, me biletën për në çerekfinale në dorë, Bayern-i ka arkëtuar plot 89.02 milionë euro nga UEFA vetëm në këtë sezon.

Nëse do të kalojnë edhe hapin tjetër atëherë 6 herë kampionët e Europës do të arkëtojnë edhe 12.5 milionë euro.

Sa i përket finales, e cila do të luhet në Stamboll më 10 qershor, pritet të jetë e artë pasi fituesja do të vlerësohet me shifrën e 20 milionë eurove ndërsa vendi i dytë me plot 15.5 milionë euro.

Nëse Bayern i shkon deri në fund rrugëtimit të nisur në shtator në Milano atëherë arkëtimet do të jenë në shifra rekord pra 121.52 milionë euro.

Këtu nuk llogariten shifrat që do të arkëtojnë nga të ardhurat e ndeshjeve brenda si dhe ato të “market pool”-it. Për secilin nga zërat numri do të jetë dyshifrorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat