Paris Saint-Germain nuk arriti ta kalonte raundin 1/8 final të Ligës së kampionëve, ndaj një zhgënjim i madh i ka kapluar në gjithë kryeqytetasit parizienë.
Tashmë, krejt Franca, sidomos specialistët dhe media sportive e këtij vendi janë në kërkim të shkaqeve të një tjetër disfate të hidhur në Champions League.
Sipas Samir Nasri, ish-futbollist i njohur transalpin, eliminimi kundër Bayern Munih erdhi edhe për shkak të mungesës së Neymar:
“Dëmtimi i Neymar ishte i rëndë për mua.
Ne e harruam shumë shpejt atë që ai bëri në fillim të sezonit.
Le të ndalojmë së foluri për stilin e tij të jetesës.
Ai nuk u lëndua në kyçin e këmbës ngaqë luajti poker pas humbjes 1-0 në shtëpi ndaj Bayern Munich, as të ngrënit në McDonald’s”.