Eliminimi i PSG nga Champions League qysh në 1/8 finale, në duart e gjigantëve bavarezë, nuk është mirëpritur nga tifozët francezë.
Humbja edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich i dha fund një herë ëndrrës evropiane të klubit transalpin.
Mbrëmja e djeshme nuk ishte veçanërisht e favorshme për Marco Verrattin.
“Regjisori” i kombëtares italiane bëri dy gabime të rënda, nga të cilët lindën golat e skuadrës bavareze.
Pas eliminimit të skuadrës pariziene, kritikët e sulmuan mesfushorin italian mjaft ashpër.
Në veçanti e sulmoi folësi i RMC Sport, Daniel Riolo, i cili përdori terma të rëndë, pothuajse fyes ndaj lojtarit nga Abruzzo.
“Duhet ta kthejmë te Peskara, – deklaroi ai para mikrofonave, – që të mund të hajë qebapë, të shëtisë buzë detit, të pijë ndonjë gotë dhe cigare.
Ai është një lojtar rruge, dikush që nuk mund të ishte titullar as në ekipin e djalit tim”.
Një kritikë e ashpër, një sulm jobujar që vë në dyshim profesionalizmin e futbollistit italian.