Prishtina ka marrë një pikë të rëndësishme në Gjilan, që i jep sado kudo qetësi në javët e ardhshme në Kampionatin e Kosovës.
Përballja mes Gjilanit dhe Prishtinës, ka përfunduar baras (0:0).
Gjilani nuk arriti pikë të plota që do t’ia “blindonin” vendin e tretë.
Për Prishtinën kjo pikë ka peshë të madhe, që të jetë më afër vendit të tretë dhe sa më larg skuadrave të rrezikuara.
Gjilani renditet në vend të tretë me 39 pikë dhe Prishtina në të katërtin me 32.
Superliga e Kosovës
Ballkani - Drita 1:1
Gjilani - Prishtina 0:0
Ferizaj - Llapi 1:2
Drenica - Trepça '89 1:2
Malisheva - Dukagjini 1:2
Tabela
1. Ballkani 24 14 8 2 41:22 50
2. Drita 24 14 6 4 47:25 48
3. Gjilani 24 10 9 5 24:24 39
4. Prishtina 24 8 8 8 30:25 32
5. Dukagjini 24 8 5 11 22:25 29
6. Llapi 24 8 5 11 28:35 29
7. Trepça ’89 24 6 8 10 32:40 26
8. Malisheva 24 6 7 11 38:40 25
9. Ferizaj 24 5 9 10 21:37 24
10. Drenica 24 6 5 13 22:32 23
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita - Gjilani, Prishtina - Malisheva, Trepça '89 - Ferizaj, Dukagjini - Drenica dhe Llapi - Ballkani.