Larg vendit të parë në kampionat, ende në garë për një vend në Champions dhe Europa League.
Lele Adani ka folur foli për Inter-in dhe Juventus-in për Tuttosport duke nënvizuar se padyshim që janë bërë disa gabime vitet e fundit.
Për sa i përket zikaltërve dhe kritikave të trajnerit Inzaghi, ish-mbrojtësi komentoi: “Unë gjithmonë besoj se analiza kritike, nëse është konstruktive, duhet të pranohet gjithmonë edhe sepse në Serinë A, skuadrat e Inter dhe Juventus janë më të fortat.
“Pra, nëse Inter-i dhe Juventus-i nuk fitojnë për dy vite radhazi, është e drejtë të bëhen pyetje, është e drejtë të kuptojmë se ku ta rregullojmë.
Mendoj se me skuadrën që ka në dispozicion Inzaghi, është e drejtë t’i kërkojmë atij diçka më shumë”.
Nga kampionati te Champions League: “Kalimi eventual në çerekfinale?
Normalitet. Inter-i filloi si ekipi favorit dhe mbetet favorit.
Ndeshja e parë solli një avantazh të vogël që do të duhet të mbrohet, megjithatë, duke u përpjekur të shënojnë një gol tjetër”, tha Adani.