Aventura e Paris Saint-Germain në Champions League ka përfunduar në fazën e 1/8-ave.
Klubi francez ka ngritur flamurin e bardhë kundër Bayern Munichu-t dhe ka pësuar një tjetër eliminim të hershëm.
Një pengesë për një klub që dëshiron të përmbushë ëndrrën për të arritur fronin e Europës.
As eksperienca e madhe e Sergio Ramos, i cili fitoi katër herë Champions League me fanellën e Real Madrid-it, nuk mjaftoi për të thyer mallkimin.
Vetë mbrojtësi spanjoll nuk ishte në gjendje të fshihte zhgënjimin e tij nga eliminimi. Ish-qendërmbrojtësi i Los Blancos është shprehur kështu në profilin e tij në Instagram:
“Është një zhgënjim i thellë për ju dhe për ne. Ne nuk ishim në nivelin e kërkuar nga Champions League.
Nuk dinim si të trajtonim detajet kryesore dhe humbëm një nga objektivat kryesorë.
“Është shumë e dhimbshme, por kampionët kanë rilindur nga humbja dhe janë krijuar në fatkeqësi. Ne do të kthehemi!”, ka qenë mesazhi i Sergio Ramos.