Callum Wilson i kërkon falje Liverpoolit për fjalët e tij

Futboll

Callum Wilson i kërkon falje Liverpoolit për fjalët e tij

Më: 9 mars 2023 Në ora: 18:30
Callum Wilson

Sulmuesi i Newcastle United, Callum Wilson është tërhequr nga deklarata e tij që Liverpooli nuk është në garë për një vend në Top 4, pasi që “Të Kuqtë” shkatërruan Manchester Unitedin 7:0 të dielën e kaluar në “Anfield Road”.

Wilson kërkoi falje në kanalin e tij në të cilin gjendet me bashkëlojtarin e tij në Premier Ligë, Michail Antonio, në “The Footballer’s Football Podcast”.

Wilson duke qeshur tha se universi është i vendosur që të tregojë të kundërtën e deklaratës së tij, që Liverpooli nuk është në garë për Top 4.

“Unë kërkoj falje që kam thënë se Liverpooli nuk është rikthyer. Ata janë rikthyer me një ‘bombë’! Çdo gjë që them në këtë minutë, universi e tregon të kundërtën”, tha Wilson.

Pas humbjes së Newcastle ndaj Liverpoolit, Wilson kishte thënë se skuadra e Jurgen Klopp nuk është në garë për Top 4, por pas fitores shkatërruese 7:0 ndaj Manchester United, Wilson ka ndërruar fjalët e tij.

Liverpooli tani ka tejkaluar Newcastle në tabelë, duke zënë vendin e pestë me 42 pikë, një më shumë se skuadra e Eddie Howe që renditet në vendin e gjashtë me 41 pikë të arkëtuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat