Denzel Dumfris pritet të sakrifikohet në merkaton e verës së ardhshme dhe largimi i mundshëm i tij pritet të lërë një hapësirë të konsiderueshme në krahun e djathtë të Interit, aty ku kanë nisur të shqyrtohen mundësitë për të përforcuar korsinë.
I pari në radhë për të zëvendësuar holandezin është Tajon Buçanan, kanadezi që aktualisht luan me Bryzhin në Belgjikë.
Drejtori sportiv Piero Auzilio dhe zëvendësi i tij, Dario Baçin, e kanë ndjekur 24-vjeçarin në Katar dhe e vlerësojnë lojtarin, kartoni i të cilit vlerësohet nga 15-20 milionë euro.
Pas kanadezit, në listën e Interit janë edhe ish-milanist i Diogo Dalo, por që po përpiqet të gjejë gjuhën për rinovimin me Mançester Juanjtidin, ashtu si Emil Holm, suedezi i Specias, që është një alternativë ekonomike për zikaltrit.