Armando Broja vijon fazën e rikuperimit pas dëmtimit në gju që e detyroi t’i nënshtrohej edhe ndërhyrjes kirurgjikale.
Sulmuesi pritet të rikthehet në sezonin e ardhshëm dhe të rimarrë sërish vendin e tij në radhët e Chelsea-t.
Nga ana tjetër, Broja së fundmi i ka dërguar një fanellë të Bluve të Londrës kryeministrit Edi Rama.
Në fanellën e Chelsea-t ishte edhe një dedikim me Brojën që e falenderon Ramën mbi atë që bën për shqiptarët.
Ndërkohë, kryeministri nuk vonoi ta ekspozonte dhuratën speciale nga ana e Brojës teka i uroi futbollistit të kombëtares urim të shpejtë.