Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, po stabilizohet me rezultate pas një serie të zezë në Kampionatin e Malit të Zi në futboll.
Pika që fituan dje në Nikshiq, duke luajtur baras (1:1) me Sutjeskën, i jep optimizëm për sfidat e radhës.
Francezi Sahli goditi rrjetën në tuzjanëve në minutën e 78-të, duke kaluar në epërsi Sutjeskën.
Futbollisti Drashko Bozhoviq ka evituar humbjen e skuadrës shqiptare, duke shënuar në minutën e 86-të.
Pas javës së 24-të. Sutjeska kryeson me 45 pikë dhe Deçiqi renditet në vend të pestë me 32.