Bayer Leverkusen ka shënuar fitore në takimin e parë ndaj skuadrës hungareze, Ferencvaros, me rezultat 2:0, në takimin e parë të tetës së finales së Europa League në futboll.
Nga një gol në secilën pjesë dhe që i mjaftoi për një fitore të madhe skuadrës gjermane.
Futbollisti Demirbay shënoi në minutën e 10-të dhe Tapsoba në atë të 86-tën.
Bayer ka një epërsi të mirë dhe me qetësi do të luajë në takimin e kthimit në terren të skuadrës hungareze.