Arsenali ka nxjerrë rezultat pozitiv në përballjen e parë të tetës së finales së Europa League në futboll.
“Topçinjtë’ barazuan me rezultat 2:2 me Sportingun në Lisbonë.
Xhaka është protagonist i barazimit (2:2), goditja e tij u devijua nga futbollisti Morita në minutën e 62-të dhe futet në rrjetë.
Për Sportingun realizuan Inacio (34'), Paulinho (55') dhe për Arsenalin shënuan Saliba (22') e Morita (62'-autogol).
Xhaka u paraqit titullar dhe me shiritin e kapitenit.
Arsenali tani e pret Sportingun në “Emirates”.