Shqipëri U-16 për vajza zhvilloi këtë të enjte ndeshjen e dytë ndaj Kosovës në turneun ‘UEFA Development U-16’, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz.
Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Agustin Kola bënë një paraqitje shumë të mirë teksa e mbyllën kohën e rregullt të ndeshjes me barazimin 1:1, ndërsa humbja erdhi nga penalltitë me rezultat 2:0.
“Këtë takim e kemi përgatitur pak më mirë.
Pjesa e parë ishte e mirë, pasi krijuam lojë, ndërtuam aksione dhe kishim më shumë raste.
Megjithatë, këto ishin mundësitë tona fizike.
Vajzat duhet të punojnë ende shumë në klubet e tyre.
Gjithsesi, një fitore tjetër, një eksperiencë me shumë për vajzat, të cilat po rriten pas çdo ndeshje.
Në fund të ndeshjes ato e përjetuan edhe presionin e lojës me një lojtare më pak, por edhe presionin e gjuajtjeve të penalltive.
Por e menaxhuam mirë situatën dhe në fund fituam”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësja e Kosovës, Albina Rrahmani.
Ndeshjen e tretë dhe të fundit në këtë turne Kosova e zhvillon më 12 mars kundër Moldavisë, në orën 12:30.