Lautaro Martinez është shndërruar në liderin e këtij Interi brenda dhe jashtë fushe dhe këtë nuk e fsheh më asnjë në Milanon zikaltër.
"Jam këtu prej pesë sezonesh, puna e përditshme paguhet gjithmonë.
Të jesh kapiten i një skuadre të tillë është një krenari dhe një kënaqësi shumë e madhe.
Ka pasur shumë momente në të cilat jam ndierë mirë, por momenti aktual është momenti më i miri që kam përjetuar ndonjëherë që kur jam tek Interi.
Kam shiritin e kapitenit në krah dhe kam shënuar shumë gola.
Kam gjetur vazhdimësinë në të gjitha ndeshjet që po luaj dhe kjo sigurisht që është gjëja më e rëndësishme për mua, por edhe për klubin dhe do të përpiqemi të bëjmë mirë në gjithë ndeshjet që kanë ngelur", thotë Lautaro.