Manchester Utd ka shënuar fitore të madhe, duke e bërë hapin e parë drejt çerekfinales së Europa League në futboll.
“Djajtë e kuq” e mposhtën me rezultat 4:1 skuadrën spanjolle, Betis nga Sevilla.
Ndeshje e luftuar në “Old Trafford” dhe me pesë gola.
Golat për Manchester Utd i realizuan Rashford (6'), Antony (52'), Fernandes (58') e Weghorst (84’) dhe për Betisin shënoi Perez (32').
Manchester Utd ka edhe sfidën e kthimit në terren të nxehtë të Betisit.