Conference League mbylli takimet e para të raundit të 1/8-ave.
Fiorentina fitoi me shumë vështirësi ndaj modestëve të Sivasspor.
Skuadra italiane vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit, teksa iu desh që të priste 69 minuta, deri kur Barak e dërgoi topin në rrjetë.
Më pas gjërat u bënë më të thjeshta për ekipin “vjol” të cilët në minutën e 90+4′ ishin në superioritet pasi Gradel doli jashtë fushës pasi mori karton të kuq, që në Turqi udhëton i qetë në kërkim të kualifikimit.
Ndërsa vlen të theksohet se drejtësi në këtë takim vendosi arbitri shqiptar Enea Jorgji.
Basel nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Slovan Bratislava.
Zviceranët shënuan me Amdouni dhe Zeqiri, por sllovakët në dy raste barazuan rezultatin, duke lënë llogaritë e hapura për në ndeshjen e dytë.
Lech Poznan e mbylli me një fitore të pastër 2-0 ndeshjen e parë ndaj Djurgarden.
Realizimi i Milic në pjesën e parë dhe realizimi i dytë i Marchwinski i jep qetësi skuadrës polake, që në ndeshjen e kthimit do tentojë të menaxhojë avantazhin e kësaj sfide.
Në ndeshjen tjetër, Gent barazoi 1-1 me Istanbul Basaksehir. Turqit shënuan të parët me anë të Okafor, por më pas vendasit barazuan me Gift dhe në Turqi do të vendoset skuadra që do të kalojë në çerekfianale.