PSG-ja mendon për befasi, kampionët e Francës gati të transferojnë “dështakun” anglez!
Duket se investimet te PSG-ja nuk do të ndalojnë, me sheikët që do të vazhdojnë të hedhin para në mënyrë që të arrihet objektivi kryesor, triumfi në Ligën e Kampionëve.
Siç bën me dije “Sun Sport”, kampionët e Francës tashmë po mendojnë të bëjnë një lëvizje surprizë në merkato, për të afruar Harry Maguire.
Mbrojtësi anglez nuk është në planet e Erik Ten Hag dhe është nxjerrë në shitje nga trajneri holandez.
30-vjeçari ka dhënë shumë performanca negative në sezonet e fundit, duke mos i justifikuar paratë e shpenzuara për të nga Junajtid në verën e vitit 2019.
Gjithsesi, PSG po mendon t’i ofrojë “Djajve të Kuq” plot 50 milionë euro për Harry Maguire dhe gjithashtu një rrogë prej 200 mijë paundësh në javë.