Rezultat i madh nga Milani. Kuqezinjtë u kualifikuan në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve 11 vite pas herës së fundit, pasi eliminuan Tottenhamin e Antonio Contes në 1/8 finale.
Ndeshja e parë përfundoi 1-0 falë golit të Brahim Diaz, ndërsa të mërkurën në Londër kthimi përfundoi 0-0.
Pavarësisht barazimit pa gola, shumë lojtarë ranë në sy, ndërsa të tjerë pak më pak.
Dhe në këtë grup të dytë ishte Rafael Leao, i cili nuk bëri një lojë të mirë.
Loja negative e Leaos sigurisht që nuk kaloi pa u vënë re në sytë e një ish-lojtari të madh të Milanit, pikërisht Alessandro Costacurta: “Ishte lojtari më i keq në fushë në minutën e 82-të. Leao ishte zhgënjimi i madh i mbrëmjes.
Mendoj se ai duhet të jetë vendimtar.
Me atë që tregoi në Londër nuk mund të quhet kampion”.