Tottenhami është në vijën e parë për 28-vjeçarin

Futboll

Tottenhami është në vijën e parë për 28-vjeçarin

Më: 10 mars 2023 Në ora: 13:24
James Ward-Prowse

James Ward-Prowse vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Southamptonit dhe të interesuar për shërbimet e tij janë disa klube të Premier League-s.

Tottenhami është në vijën e parë për 28-vjeçarin, ndërkohë që seriozisht e ka marrë edhe Newcastle.

Trajneri Eddie Howe dëshiron që ta bëjë dyshe në fushë me brazilianin Bruno Guimaraes dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një përpjekje për ta transferuar Ward-Prowse.

Me Southamptonin të rrezikuar për të rënë nga Premier League, Newcastle mund ta blejë mesfushorin me një çmim të pranueshëm në verë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat