Në një kohë kur futbolli i Kosovës është shokuar me një skandal të kurdisjeve që është zbuluar nga francezët dhe i cili skandal tash po hetohet nga prokuroria e Kosovës – e për çka raportoi edhe INTERPOL-i – një tjetër akuzë vjen nga njëri prej grupeve më të mëdha të tifozëve në Kosovë.
“Intelektualët” e Dritës së fundmi e kanë zbuluar një baner ku e kanë ndërlidhur Superligën me emrin e njërës prej kompanive më të njohura të basteve në botë, “365bet.
Po ashtu tifozët gjilanas e kanë lëshuar edhe një reagim në faqen e tyre në Facebook, përmes së cilës thonë se dëshirojnë që kurdisjet të mos jenë prezentë në futbollin e Kosovës..
“365bet – $UP€RLIGA” ~ Të indinjuar dhe aspak të kënaqur, me realitetin e vrazhdë dhe famëkeq aktualisht në futbollin e Kosovës.
E duam futbollin e vërtetë, futbollin e pastërt, emocionues dhe pasionues, pa kalkulime dhe pa mashtrime.
Duam që kurdisjet, marrëveshjet e fshehta, tavolinat apo shitblerjet, të mos jenë faktorizuesit kryesorë të sportit më të mirë, futbollit”, thuhej ndër tjera në reagimin e tyre.