Mediet gjermane kanë zbuluar sot se “Nationalmannschaft”-i luan takimin historik, të 1000 në total, përballë Ukrainës.
Ndeshja, e cila do të luhet më 12 qershor, do të zhvillohet në qytetin e Bremenit.
Sipas akordit mes dy Federatave ky takim do të jetë një mundësi më shumë për shtetin e Ukrainës pasi të gjitha të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të vendin në fjalë për shkak të luftës nga agresioni rus.
Sa i përket anës sportive mësohet se muaji qershor do të jetë mjaft i rëndësishëm për Hansi Flick pasi pritet të eksperimentojë shumë lojtarë.
Mediat gjermane kanë bërë me dije se në qershor Gjermania do të sfidojë Poloninë (qyteti ende nuk është caktuar) dhe Uruguain në Gelsenkirshen.
Ndërkohë që miqësoret e radhës “Nationalmannschaft”-i i luan më 25 mars në Mainz përballë Perusë dhe tre ditë më vonë në Këln përballë Belgjikës..