Klopp: Fitorja 7:0 ndaj United ishte e çuditshme

Futboll

Klopp: Fitorja 7:0 ndaj United ishte e çuditshme

Më: 10 mars 2023 Në ora: 17:01
Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League kundër Bournemouth:

“Gjëja kryesore tani është të shkojmë atje dhe të mos numërojmë pikët para se t’i marrim, sepse ne pamë se si luajtën kundër Arsenal-it, ata mund të jenë kundërshtarë të pakëndshëm për të gjithë.

“Ne po luftojmë për një vend në Champions League, do të shohim se si do të jenë rezultatet, por lufta për mbijetesë është po aq emocionuese dhe ata do të luftojnë si të çmendur.

“Fitorja 7-0 kundër Manchester United ishte e çuditshme, e bukur dhe pas 10-15 vitesh do ta shikojmë ndeshjen dhe dikush pranë meje mund ta kujtojë atë, por tani është e kaluara. E rëndësishme, por nuk është e sotmja.

Ne duhet të ecim përpara, mos pësimi golit ishte i rëndësishëm.

Mënyra se si mbrohesh të jep stabilitet”.

Trajneri i Të Kuqve foli më pas për vendimin e Firmino-s për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit: “Jam pak i befasuar, por e respektoj shumë.

Është krejtësisht normale pas marrëdhënies së gjatë që kemi pasur dhe lidhjes që ai ka me Liverpool-in dhe me tifozët, është shumë e veçantë.

“Më pëlqeu mirëpritja që ai mori kur u fut në fushë në ndeshjen kundër Manchester United, dua ta mbyll këtë histori të mrekullueshme me një notë pozitive.

“Ai ndihet plotësisht i investuar këtu dhe plotësisht i përkushtuar ndaj asaj që bën me ne.

Kjo është gjithçka që duhet të dimë, nuk ka kohë për një lamtumirë tani, unë do të mendoj për këtë më vonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat