Të gjithë ëndërrojnë të kenë një jetë si yjet e futbollit.
Veçanërisht të atyre që luajnë për skuadrat më të mira të planetit dhe që kanë mundësinë të fitojnë gjithçka gjatë karrierës së tyre.
Megjithatë, nuk është aspak e lehtë të jesh një futbollist në nivelet e larta.
Aspekti psikologjik është gjithmonë dhe më i rëndësishëm në sport dhe për këtë arsye shumë atletë, sidomos në vitet e fundit, u janë drejtuar profesionistëve për ndihmë.
Në lidhje me këtë ka folur edhe ylli i Barcelona-s, Raphninha, i cili ka thënë: “Tre vite më par kam filluar të konsultohem me një psikolog.
Në fillim më dukej një gjë për njerëz të çmendur, por është e rëndësishme për një futbollist dhe një profesionist, kështu që e kam bërë këtë hap.
“Ka persona që besojnë se këto gjëra janë vetëm për njerëzit që kanë probleme mendore…”, ka thënë sulmuesi brazilian i katalanasve për Catalunya Radio.
Për sa i takon fushës, ish-lojtari i Leeds nuk po respekton pritshmërinë me Barcelona-n, duke parë se në 36 ndeshje të luajtura në total ai ka shënuar tetë gola.