Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e ka cilësuar humbjen e sotme si pasojë të problemeve që kishte në mbrojtje skuadra e tij.
“Ishte një pjesë e parë ‘jo’ për ne, pika jonë më e dobët sot ishte mbrojtja,
Kishim Malotën me dhimbe koke por ishim të detyruara ta provonim se nuk kishim as Kacbufin.
Në pjesën e dytë pasi ndryshuam diçka, ishim më të qartë drejt portës kundërshtare, por fatkeqësisht pa arritur rezultatin që kërkonim.
Ishim në ditë të keqe, se kur çalon mbrojtja është shumë e vështirë të shtysh përpara.
Në pjesën e parë, ishim thuajse inekzistentë në sulm, sigurisht edhe për meritë të Erzenit.
Në pjesën e dytë ndryshuam modulin, duke luajtur me dy sulmues.
Ishte efektive, shkuam drejt portës, ishim më efektivë, pa arritur atë që deshëm”, tha Tetova.