Trajneri i Manchester Utd thur elozhe për Bruno Fernandesin

Futboll

Trajneri i Manchester Utd thur elozhe për Bruno Fernandesin

Më: 10 mars 2023 Në ora: 19:46
Erik ten Hag

Paraqitja turpëruese ndaj Liverpool të dielën e shkuar nxorri në pah dhe një anë tjetër të “fantazistit” portugez, Bruno Fernandes, i cili gjatë gjithë fraksionit kohor të 90 minutave ankohej te shokët e tij të skuadrës për paraqitjen e dobët.

Një komenti mbi portugezin e ka bërë dhe tekniku i “djajve të kuq”, Erik ten Hag, i cili në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes të së dielës ndaj Southampton ku e përmendi në asnjë moment humbjen ndaj Liverpool, por “thuri” elozhe për performancën e tij mbremjen e djeshme në fitoren 4 me 1 ndaj Real Betis, në ndeshjen e parë të 1/16-ve, të Europa League.

“Mendoj se ai tregoi personalitet të madh me paraqitjen e tij dje, duke udhëhequr ekipin. Ishte fantastike, ai ka kaq shumë aftësi.

Ai shënon me këmbën e djathtë, me këmbën e majtë, me kokë, krijon asistime për shokët e tij.

Pastaj ai është shumë i lumtur kur shënon sepse është e rëndësishme. Unë jam i kënaqur me rolin e tij si kapiten sepse ai i ka dhënë energji ekipit.

Ai vrapon në drejtimin e duhur dhe i drejton të tjerët gjithashtu, i stërvit, i udhëzon taktikisht. Ndonjëherë unë e ndihmoj, e mbështes, i jap reagime.

Ndonjëherë duhet të kontrollojë emocionet e tij, por ato janë arma e tij. Hapi tjetër është të gjejë ekuilibrin për të qenë më i mirë.”,- tha Ten Hag për “fantazistin” luzitan.

Në konferencën për shtyp tekniku hollandez foli dhe për kundërshtart e së dielës, ku në asnjë moment nuk i nënvlerësoi “shenjtorët”.

“Ne do të duhet të bëjmë një paraqitje të jashtëzakonshme, lojtarët e Southampton do të jenë agresivë dhe do të bëjnë gjithçka për të fituar pikë.

Ne duhet të jemi 100% dhe të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë për t’i mposhtur ata.

Çdo ndeshje është një provim si ekip dhe si individë”,- u shpreh Ten Hag për kundërshtarët e kësaj jave në Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat