Idriz Batha gjen golin e parë në kampionatin rumun këtë të premte.
30-vjeçari ka shënuar në takimin Univ. Craiova-UTA Arad, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin në pjesën e parë.
Mesfushori realizoi në minutën e 39’, ku pas një goditje nga këndi, Batha shftytëzoi pasimin e Roger dhe me goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Ky ishte një gol, i cili shërbeu vetëm për statistika personale, pasi në fund UTA Arad u mund me rezultatin 2:1.