Kritikoi qeverinë britanike për politikën e migracionit, BBC pezullon Gery Linekerin

Futboll

Kritikoi qeverinë britanike për politikën e migracionit, BBC pezullon Gery Linekerin

Më: 11 mars 2023 Në ora: 11:56
Gery Linekeri

Televizioni publik britanik, BBC, ka vendosur të pezullojë ish-futbollistin e përfaqësueses angleze, Gary Lineker, pas një postimi të tij, më 7 mars, ku kritikonte  gjuhën me të cilën qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për politikën e re të migracionit.

“Ne jemi përtej tmerrit. Ne tashmë pranojmë më pak emigrantë në krahasim me vendet e tjera të mëdha në Evropë.

Kjo politikë është  mizore, drejtuar ndaj shtresave më vulnerabël, jo aq e ndryshme nga ajo që ka përdorur Gjermania në vitet 1930. Dhe atëherë a jam unë ai që i kam tejkaluar kufijtë?”

Një krahasim i konsideruar qartësisht i tepruar nga BBC, që bëri thirrje për të gjetur një “pozicion të dakorduar dhe të qartë për përdorimin e mediave sociale”, për të justifikuar vendimin e pezullimit.

Çështja ka ngritur shumë polemika në Mbretërinë e Bashkuar, mes mbështetësve të Linekerit dhe të tjerëve që besojnë se ish-sulmuesi e ka tepruar.

Megjithatë, transmetuesi britanik ka nënvizuar:

“Ne kurrë nuk kemi thënë që Gary nuk duhet të japë mendime, ose se ai nuk mund të ketë një këndvështrim për çështjet që i ka në zemër, por kemi thënë që ai duhet të distancohet nga çështjet politike partiake apo polemikat politike”.

Me Lineker janë solidarizuar dy ish-kolegëve të tjerë në BBC: Ian Wright dhe Alan Shearer. Ata kanë vendosur të mos marrin pjesë në programin televiziv.

Edhe Jurgen Klopp ka ndërmend të mos paraqitet në intervistën për televizionin britanik në mbështetje të  Linekerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat