Skandali i Barcelonës me refer, presidenti i Realit thërret mbledhje emergjente

Futboll

Skandali i Barcelonës me refer, presidenti i Realit thërret mbledhje emergjente

Më: 11 mars 2023 Në ora: 13:33
Enriquez Negreira

Kampioni evropian, Real Madrid ka lëshuar një komunikatë sa i përket skandalit Negreira-Barcelona, përmes së cilës ka njoftuar se presidenti i klubit Florentino Perez ka thirrur një mbledhje emergjente me Bordin e Drejtorëve për të vendosur qasjen e Real Madridit.

Të premten e kaluar, Barcelona zyrtarisht ishte akuzuar për korrupsion pasi që besohet se ka paguar ish-referin dhe zëvendës-presidentin e Komisionit Spanjoll të Arbitrazhit, Enriquez Negreira.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave të bëra nga Prokuroria Publike e Barcelonës kundër Barcelonës dhe dy prej presidentëve të saj për korrupsion të dyshuar dhe marrëdhëniet e saj me cilindo që ishte nënkryetar i Komitetit Teknik të Arbitrazhit, José María Enríquez Negreira. Presidenti urgjentisht mblodhi Bordin e Drejtorëve nesër, e diel, 12 mars 2023, ora 12:00, për të vendosur mbi veprimet që Real Madrid i konsideron të përshtatshme në këtë çështje”, thuhet në deklaratën e Real Madridit.

Është interesante se kur doli skandali muajin e kaluar, klubet e La Ligas nënshkruan një peticion të përbashkët duke kërkuar më shumë hetime.

Real Madridi ishte i vetmi që nuk e firmosi peticioni, përveç Barcelonës, natyrisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat