Radja Nainngolan nuk është nga ata futbollistë që njihen për jetën e rregullt e profesionale jashtë fushës së lojës.
“Ninxha” ashtu siç edhe njihet, preferon të shijojë jetën dhe herë pas herë është “kapur mat” duke konsumuar duhan apo alkool.
Megjithatë, në një intervistë të fundit lojtari i SPAL në Itali theksoi se në fushë ka dhënë gjithnjë maksimumin edhe pse një mbrëmje para ndeshjes mund të ketë qenë duke konsumuar alkool me tepricë.
“Unë jam një futbollist që mbi të gjitha ka zgjedhur të jetë i lumtur. Në mendjen time janë gjithnjë vuajtjet që kam kaluar në rini, ishim të varfër dhe mamaja punonte si pastruese dhe shumë punë të tjera për të na ushqyer.
Babai na la kur ishim fëmijë, kam sakrifikuar shumë për t’u bërë futbollist dhe për të pasur të ardhurat e mia. Tani mund të ndihmoj edhe të afërmit që më kanë qëndruar pranë në momentet e vështira.
Bëmat jashtë fushe? I jam mirënjohës natyrës sepse kam një fizik që nuk ndikohet aspak nga ajo që bëj jashtë fushe, trupi im nuk është dorëzuar kurrë. Sigurisht në moshën 20-vjeçare unë dilja në klube çdo natë, ndërsa tani dy apo tre herë në javë.
Nuk mund të heq dorë nga jeta. Ndodh edhe që pi shumë para një ndeshje, por në fushë nuk ka diferencë. Shkruajnë që kam raporte të këqija me shokët dhe që krijoj zënka në dhomat e zhveshjes, por kjo nuk është e vërtetë. Mund të pyesni këdo nga Cagliari, Roma apo Inter”.
Sabatini tha se para një ndeshje keni pirë 8 gota alkool… “8 janë pak, kam pirë 20.
, Sabatini më do të mirën, më ka këshilluar gjithnjë. Kërkonte që unë të kisha një jetë më të qetë dhe kështu mund të kisha edhe një karrierë më të madhe.
Por, nuk jam dakord sepse unë në fushë jap gjithnjë maksimumin pavarësisht se çfarë kam bërë një mbrëmje më parë”, u shpreh Nainngolan.