Billing sërish hero i “qershive”, Bournemouth ndëshkon Liverpoolin.
Pas shumë e shumë përpjekjeve për të gjetur golin e avantazhit nga Liverpool, duket se ndeshja ka marrë një rrjedhë tjetër.
Një aksion i bukur ekipor i vendasve të Bournemouth është finalizuar në gol .
Ky gol është realizuar nga “njeriu i momentit” te “qershitë”, Philip Billing, i cili pas një pasimi të bukur në zonë nga Ouattara ndëshkon portierin Alisson. 1-0 për Bournemouth.