David lëshon bombën: Ëndërroj Premier Ligën dhe La Ligan

Futboll

David lëshon bombën: Ëndërroj Premier Ligën dhe La Ligan

Më: 11 mars 2023 Në ora: 14:51
Jonathan David

Golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës franceze, Lille, Jonathan David ka vënë në alarm klubet angleze dhe ato spanjolle.

David mbrëmë theu rekordin e Eden Hazard dhe u bë golashënuesi më i mirë në histori të Lille me 53 gola të shënuar.

Tani, ylli kanadez ka folur për të ardhmen e tij, ku edhe e ka pranuar se ëndrra e tij është kalimi në Premier Ligës ose La Liga.

“Më e largëta që mund të shoh për momentin është ndeshja e radhës dhe të ndihmoj Lille të rikthehet në top katërshe. Sigurisht… mëngjeset e së shtunës kur rriteshim në Kanada kishin të bënin me Premier Ligën dhe La Ligan. Premier Liga dhe La Liga janë ëndrra e çdo fëmije”, tha David.

“E kam admiruar Eden Hazard për një kohë të gjatë, të thyesh rekordin e tij është pak surreale për mua. I jam mirënjohës shokëve të skuadrës, tifozëve, stafit tonë të trajnerëve për mbështetjen dhe inkurajimin”, shtoi ai..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat