Ferizaj ka shënuar fitoren me të madhe deri me tash në udhëtim, duke e mposhtur rivalin direkt për ekzistencë, Trepçën ’89, me rezultat 1:0.
Futbollisti Mateo Panatiç është autor i golit të fitores në minutën e 19-të.
Është fitorja e dytë si mysafirë, pasi që të parën e arritën në Podujevë gjatë vjeshtë.
Meritë të madhe për këtë fitore padyshim ka portieri Marko Jovanovski, duke mbrojtur disa raste të mitrovicasve në stadiumin “Riza Lushta”.
Ferizaj ngritet në vend të shtatë me 27 pikë dhe Trepça ’89 bie në të tetin me 26 sosh pas 25 jave në elitën e futbollit të Kosovës.