Dukagjini i Klinës ka shënuar fitoren e radhës, kësaj radhe e mposhti me rezultat 2:0 Drenicën e Skenderajt, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Klinasit treguan lojë të mirë në stadiumin “18 Qershori”, ndërsa Drenica vazhdon me serinë negative dhe kthehet duarbosh për në Skenderaj.
Golat i realizuan Otto John (12′) e Arbër Shala (47’).
Dukagjini renditet në vend të pestë me 32 pikë dhe Drenica është ngujuar në fund me 23 sosh.
Dukagjini futet në garë për vend të katërt, Drenica ngujohet në fund.