Nuk ishte Liveropooli ai i javës së kaluar me përplot shkëlqim, kur e deklasoi me rezultat 7:0 Manchester Utd.
Një Liverpool tjetër sot në terren të Bournemouth-it.
Skuadra e Bournemouth ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj "Reds-ave".
Bournemouth e kthen kokulur Liverpoolin.
Futbollisti Billing në minutën e 28-të ka realizuar dhe gjunjëzuar LIverpoolin.
Salah nuk arriti ta konkretizojë penalltinë që e morri përsipër, duke e dërguar topin jashtë kornizës së portës në minutën e 69-të.
Pas javës së 27-të në Premier League, Liverpool renditet në vend të 5-të me 42 pikë dhe Bournemouth është i 16-ti me 24.