Deschamps: Mbappe mund të jetë kapiteni i ri i Francës

Futboll

Deschamps: Mbappe mund të jetë kapiteni i ri i Francës

Më: 11 mars 2023 Në ora: 16:41
Deschamps dhe Mbappe

Me Hugo Llorisin dhe Raphael Varanen të pensionuar nga kombëtarja, Franca tani e gjen veten pa kapitenin dhe zëvendëskapitenin e saj prej kohësh.

Në intervistën e tij për “Le Parisien”, Didier Deschamps është pyetur veçanërisht se kush mund të jetë pasardhësi i portierit të Tottenham Hotspursit.

“Unë e di se cilët lojtarë mund të jenë kapiten. Por, së pari më duhet të flas me ta”, tha ai.

Sipas burimeve të “GFFN”, Kylian Mbappe është në radhë për të marrë shiritin në krah. 

I pyetur nëse 24-vjeçari mund të bëhet kapiten, Deschamps e ka konfirmuar atë si kandidat: “Kylian Mbappe është ai që mund të jetë, sigurisht”.

“Ajo që po bën në krahasim me të tjerët në moshën e tij është e jashtëzakonshme. Pjekuria e tij, inteligjenca e tij. Ai zotëron mënyrën e komunikimit të përsosur, ai flet shumë gjuhë. Ai ka këtë aftësi unike për t’i bërë gjërat shumë të ndërlikuara shumë të thjeshta”, shtoi selektori i Francës.

“Disa njerëz thonë se ai është egoist në mënyrën se si luan. Unë nuk jam dakord. Ai ka, së bashku me lojtarët e tjerë, këtë aftësi për të bërë diferencën vetë. Por, ai gjithmonë e bën atë për qëllimin kolektiv”, deklaroi Deschamps.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat