Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, ka treguar lojë të mirë, ka shënuar dy gola kundër Bayern Munihut në “Allianz Arena”.
Fatkeqësisht, dy golat e Berishës, nuk e ndihmuan Augsburgun që të marrë pikë në udhëtim.
Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 5:3 ndaj Augsburgut, në takimin e javës së 24-të në Bundesliga I.
Berisha në minutën e tretë, në mënyrë maestrale iu shmang një futbollistit bavarez dhe nga 13-14 metra me goditje të fortë e të saktë, e la të shtangur portierin Sommer, duke shikuar se si topi futej në këndin e poshtëm të majtë.
Berisha edhe golin e dytë por kësaj radhe nga penalltia në minutën e 60-të.
Dhe golin tjetër e shënoi Cardona në minutën e 90+3.
Për Bayernin realizuan Canecelo (15'), Pavard (19' e 35'), Sane (45') e Davies (74').
Bayerni kryeson me 52 pikë dhe Augsburg është i 13-ti me 27.