Ancelotti: Ja pse Rodrygo shënon pak

Futboll

Ancelotti: Ja pse Rodrygo shënon pak

Më: 11 mars 2023 Në ora: 17:28
Carlo Ancelotti

Real Madrid fitoi me përmbysje ndaj Espanyol me rezultatin 3-1 teksa Los Blancos shkurtojnë në gjashtë pikë diferencën me Barcelonën kryesuese.

Pas sfidës, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti u shpreh se ndaj Espanyol duhej me patjetër trepikëshi ndërsa shtoi se tashmë nis një javë shumë e rëndësishme për skuadrën e tij pasi luajnë me Liverpool në Champions League dhe më pas El Clasicon me Barcelonën.

“Nuk e nisëm në mënyrën më spektakolare ndeshjen, por më pas ia dolëm ta përmbysnim rezultatin. Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim me patjetër.

Tani për ne nis një javë shumë e rëndësishme pasi luajmë me Liverpoolin në Champions dhe me Barcelonën në kampionat.

Ndonjëherë nuk i kuptoj kartonët e verdhë në dëm të Vinicius Junior, sjellja e tij për mua është shumë e mirë.

Ndër të tjera shënoi edhe një gol shumë të bukur.

Militao më shumë gola se Rodrygo? Militao mund të ishte një sulmues i madh.

Nuk e di nëse Rodrygo mund të jetë një mbrojtës, por di që po ndihmin shumë edhe në mbrojtje.

Është një e dhënë e veçantë, por duhet të dimë ta lexojmë në mënyrën e duhur. Rodrygo shënon pak sepse unë i jap detyra mbrojtëse”.

Kush kompeticion është më i vështirë? “Në këtë moment si La Liga, Kupa e Mbretit por edhe Champions League janë shumë të ndërlikuar.

Nisemi në disavantazh në Kupën e Mbretit, por nga ana tjetër jemi në avantazh në Champions League.

Por, mbetet kompeticioni më i komplikuar në botë”, u shpreh Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat