Në një foto të përbashkët sot janë paraqitur në rrjetet sociale tre ish-futbollistët e Bashkimit dhe të Kumanovës: Ali Ramani, Nuredin Fetai dhe Sami Rahmani.
Këta tre prej vitesh jetojnë dhe veprojnë në kantone të ndryshhme të Zvicrës, ndërsa miqësia e tyre ka vazhduar edhe sot e kësaj dite.
Kjo treshe në vitet e 90-ta, ka qenë pjesë e Bashkimit dhe Kumanovës, duke mbrojtur me shumë sukses ngjyrat e këtyre dy klubeve, raporton mediumi nga Maqedonia e Veriut Open-TV.
Interesante është se të tre kanë luajtur sulmues, kurse golat e tyre edhe sot e kësaj dite kujtohen me nostalgji nga futbolldashësit kumanovarë.