Muja dhuron asistim, Antwerpi e dyfishon epërsinë ndaj Seraingit!
Arbnor Muja ka asistuar te goli i dytë i Antwerpit në ndeshjen ndaj Seraingit, të vlefshme për javën e 29-të në Jupiler Pro League.
Futbollisti asistoi te goli i shënuar nga Vincent Janssen, në minutën e 19-të.
Ky ishte asistimi i dytë për Mujën në elitën e futbollit belg.
Ndryshe, Antwerpi po udhëheq me rezultatin 0:2 në këtë ndeshje.