Në mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë, teksa do të zhvillohen 4 duelet e kthimit të fazës së 1/8-ave.
Të martën e 14 marsit në orën 13:00, janë planifikuar të zhvillohen dy duele, ato mes Tiranës dhe Kastriotit si dhe Kukësit-Teuta.
Në ndeshjet e para Tirana dhe Teuta triumfuan respektivisht 1-4 dhe 2-0, ndërkohë dita e mërkurë do të kujtojmë me dy duelet e tjera, ku në orën 13:00, Laçi do të presë Egnatian, ndërkohë që në orën 16:00, Partizani do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Vllaznisë.
Në duelet e para, kurbinasit dhe rrogozhinasit u ndanë në paqe pa gola, ndërsa shkodranët triumfuan me rezultatin 3-1 në “Loro Boriçi”.
E martë, 14 mars, ora 13:00
Tirana-Kastrioti (4-1)
Kukësi-Teuta (0-2)
E mërkurë 15 mars, ora 13:00
Laçi-Egnatia (0-0)
Partizani-Vllaznia (1-3(