Alban Dragusha më nuk është kryetrajner i Vushtrrisë.
Kjo ndarje vjen pa barazimit 1:1 me 2 Korrikun.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi i futbollit Vushtrria.
“Faleminderit Alban Dragusha!
FC Vushtrria njofton se me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha.
Klubi e falënderon Albanin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese dhe mbarësi në jetë.
Sa i përket shtabit teknik dhe trajnerit do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim”, njofton FC Vushtrria.
Skuadra e Vushtrrisë renditet në vend të tretë me 33 pikë, 6 me pak se lideri Fushë Kosova pas javës së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B,