Besart Ibraimi, sulmues i liderit të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, beson e shpreson në fitore kundër Makedonija GP.
Struga kryeson me 42 pikë e Makedonija GP renditet në vend të shtatë me 25 sosh pas 22 jave.
“Si çdo ndeshje tjetër, edhe kjo kundër Makedonija GJ.P është shumë e rëndësishme për ne, për të vazhduar me një seri të re të fitoreve.
E rëndësishme është që atmosfera në skuadër është shumë e mirë, besoj se me një përkushtim maksimal të të gjithë lojtarëve mund të arrijmë një rezultat pozitiv, e që pa dyshim do të jetë fitorja.
E respektojmë kundërshtarin, megjithatë këtë herë besoj se pikët e plota do të mbesin në Strugë”, ka thënë Ibraimi.
Ndeshja luhet nesër në. Strugë në orën 14.00.