Gleison Bremer arriti që së bashku me shokët e repartit të tij të mbajë të paprekur portën kundër Fraiburgut, por ndërkohë ai kërkon që të njëjtat paraqitje pozitive të bëjnë edhe shokët e tij të sulmit, duke parë rezultatin e ngushtë në Ligën e Europës:
“Kur mendoj se sa shumë ndërtuam dhe në fund fituam vetëm 1-0…
Realisht duhej ta kishim mbyllur çështjen e kualifikimit që në Torino, pasi meritonim të paktën 2- 0 ose 3-0, por i tillë është futbolli.
Të gjithë e dinë se në sulm duhet të bëjmë diçka më mirë dhe pres që ndaj Sampdorias ata të zgjohen, pasi kemi vërtet cilësi të rëndësishme aty përpara”, u shpreh si fillim braziliani.
Më pas ai shtoi: “Nuk mund të presim gjithmonë që çdo gjë ta zgjidhë gjithmonë Di Maria, ndonëse nuk po ankohem për këtë… (qesh) Vonesa e Pogba sa na preku? Pol na kërkoi të gjithëve të falur dhe natyrisht që ai është i pari që e di se ka gabuar. T
ani na takon neve që t’i qëndrojmë pranë Pogbasë dhe ta ndihmojmë që të kapë së më shpejt formën më të mirë, pasi na duhet”.