Tifoz dhe lojtar i Milanit.
Kënaqësitë janë të dyfishta për Sandro Tonalin, që është edhe lider i mesfushës te kampionët e Italisë.
48 orë pas suksesit në Champions, 22- vjeçari rikthehet të analizojë momentin e skuadrës.
Si është atmosfera në skuadër?
Pozitive. Në Champions dhamë maksimumin e dhamë gjithçka në fushë. Ishte ajo që donim, por nuk duhet të ndalemi me kaq.
Të tilla ndeshje japin adrenalinë dhe emocion, e kur kualifikohesh në çerekfinale pas shumë vitesh ndihesh edhe më mirë.
Çfarë përfaqëson një çerekfinale Champions-i për ju?
Pa dyshim është diçka e veçantë, por edhe fryti i një punë të nisur shumë kohë më parë. E dimë se çfarë kemi bërë dhe se sa vështirësi kemi kaluar.
Kemi pasur momente të vështira dhe mendoj se i kemi kaluar duke dhënë përgjigje prej një skuadre të madhe.