Seferi i pandalshëm

Futboll

Seferi i pandalshëm

Më: 12 mars 2023 Në ora: 13:18
Seferi në veprim

Taulant Seferi është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Shqipërisë.

Sulmuesi nga Kumanova u bë protagonist dhe në ndeshjen e 17-të, mes Veres dhe Vorskla.

26-vjeçari realizoi në të 25-ën golin e avantazhit, me një goditje me të djathtë, nga një pozicion diagonal me portën. I shtati gol për Seferin, i cili është dhe shënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

Ky është goli i dytë radhazi për sulmuesin kuqezi, i cili ndëshkoi një javë më parë dhe Zoryan.

Forma e mirë e Seferit është një lajm i mirë, pasi sulmuesi do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e parë kualifikuese, që do të luhet në 27 mars në Varshavë ndaj Polonisë.

Sulmuesi u transferua në verë nga Tirana drejt Ukrainës, me ekipin e Vorskla që pagoi tek kampionët e Shqipërisë 500 mijë dollarë. Me golat e shënuar, Seferi e ka shpërblyer besimin e drejtuesve, me 26-vjeçarin që është dhe shënuesi i katërt i kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat