Shkupi ka marrë tre pikë në luftë për kreun e tabelës në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Shkupjanët treguan lojë më të mirë dhe me meritë arkëtuan tre pikë, duke e mundur me rezultat 3:1 Rabotniçkin.
Për skuadrën shqiptare shënuan Bajrami (11'), Queven (33') e Cephas (38') dhe për Rabotniçkin realizoi Mazari (14').
Pas javës së 23-të, Shkupi është në vend të dytë me 41 pikë dhe Rabotniçki në të tetin me 24.